VIDEO: Tragjedi holandeze, Moura çon Totenhemin në Madrid!

Një dramë e vërtetë, por është Champions League, çfarë prisnit? Totenhemi është kualifikuar për në finalen e madhe kundër Liverpulit, diçka që nuk mendohej pas fitores së Ajaksit në Londër dhe sidomos pas dy golave avantazh të holandezëve në pjesën e parë në Amsterdam.
Është viti i përmbysjeve të mëdha dhe pas Liverpulit të martën, e pati radhën Totenhemi t’ia dilte mbanë, duke fituar 3-2.

De Jong, fenomen, si dhe Zijesh, goditën dy herë në zemër Totenhemin, por londinezët nuk janë aq ekip i mbaruar sa të dalin nga Champion pa bërë asnjë përpjekje, në gjysmëfinale.
Për këtë arsye, në pjesën e dytë doli në pah grinta dhe tërbimi i një skuadre që i ngjan Poçetinos. Në mungesë të Herri Kejnit, yllit të sulmit, detyrën e bëri Lukas Moura, me dy gola në minutat 55 e 59.
Ajaksi thuajse në tapet, rrezikoi të pësonte sërish, por goditi edhe një shtyllë, shenjë se nuk tronditet lehtë. Megjithatë, fundi ishte dramatik, sepse Totenhemi i shkoi disa herë pranë golit të triumfit dhe nuk do ishte i pamerituar.

U duk se mbaroi, 5 minuta shtesë që kaluan dhe BUM, një pasim i bukur në zonë, aty ku Moura gjeti golin e karrierës! Çfarë drame!

LIVE, Champions League

Ajaks – Totenhem 2-3
De Ligt 4’, Zijesh 36′ / Moura 55′ 57′ 90+5′

EPISODET – 

90+5’ – E pabesueshme!! Moura shënon në frymën e fundit dhe 2-3. Totenhemi në finale, Ajaksi i dëshpëruar. Një finale e tërë angleze në këtë edicion të Champions League.

57’ – Goool Totenhemi, Moura shënon sërish. Braziliani i driblon të gjithë brenda zonës dhe barazon takimin. Përmbysja e madhe shumë pranë

55’ – Goool Totenhemi, shënon Moura. Sulmuesi brazilian bën gjithccka vetë dhe shmang mbrojtjen e Ajaksit me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Me një gjuajtje me të majtën, mposht portierin Onana.

36’ – Goool Ajaksi, Zijesh shënon të dytin. Tadiç bën mirë nga krahu i majtë dhe shërben në qendër për numrin 22, që nuk mendohet dy herë dhe realizon një supergol me të majtën. Ajaksi me hapa të sigurt drejt finales së madhe

4’ – Goool Ajaksi, shënon De Ligt. Kapiteni gjen golin e parë për këtë sfidë dhe kanë mjaftuar vetëm katër minuta që Ajaksi të kalojë në avantazh. Mbrojtësi holandez kërcen më lart se të gjithë dhe ndëshkon portierin Loris me një gjuajtje me kokë

Formacionet zyrtare të sfidës:

Ajaks: Onana, Mazraui, De Ligt, Blind, Taliafiko, Shëne, Tadiç, Van de Bek, de Jong, Zijesh, Dolberg. Trajner: Ten Hag

Totenhem: Loris, Tripier, Alderveireld, Vertongen, Rouz, Uanijama, Sisoko, Eriksen, Ali, Son, Moura. Trajner: Poçetino

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online