VIDEO | Torino shumë e fortë për Atalantën, Iago Falke nuk e harron zakonin

0

Humbja përballë Milanit ka lënë pasoja për Atalantën, që doli pa pikë dhe nga transferta kundër Torinos. Golat e Izos dhe Iago Falkes i dhuruan fitoren ekipit granata, që ka barazuar bergamaskët në kuotën e 38 pikëve.

Berisha dhe Gjimshiti e nisën ndeshjen si titullarë, por pa arritur të shmangin humbjen e ekipit të tyre. Ndeshja u zhbllokua tre minuta përpara fundit të pjesës së parë. Izo kaloi Torinon në avantazh pas një rrëmuje në zonën e Atalantës, ndërsa me gol nisi dhe pjesa e dytë.

Iago Falke shënoi menjëherë sapo nisi e dyta. Spanjolli mori një pasim nga Meite dhe lëshoi një goditje të pakapshme për Etrit Berishën, duke shënuar përsëri përballë “viktimës” së preferuar. Goli i gjashtë në shtatë ndeshje të zhvilluara kundër Atalantës për sulmuesin. Atalanta tentoi deri në fund të hapte ndeshjen, por djemtë e Maxarrit mbajtën portën të paprekur, siguruan ndeshjen e pestë në kampionat pa humbje dhe tashmë hedhin sytë nga Europa.

Torino-Atalanta 2-0
(Izo 42’, Iago Falke 46’)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.