Jasir Asani, me golin e shënuar kundër Skënderbeut, u bë shënuesi më i mirë i Partizanit. Anësori parakaloi Bruno Telushin, pasi deri më tani ka tundur 7 herë rrjetat e kundërshtarëve. Gjithsesi objektivi kryesor është titulli kampion dhe Asani e të tjerët në kampin e kuq mendojnë pikërisht për këtë.
Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, në tribunë kishte tifozë specialë. Këtë ai e ka zbuluar përmes një postimi në Instagram. Asani i dhuron babait të tij fanellën e Partizanit, ndërkohë që përçon edhe këtë mesazh: “Bab, sot fanellën, nesër do çojmë bashkë titullin kampion!”.