Barcelona dhe Liverpuli luajnë pas pak orësh aktin e dytë të gjysmëfinaleve të Champions. Ndeshja e parë në mitikun “Camp Nou” përfundoi me fitoren e pastër me rezultatin 3-0 të katalanasve, duke mos lënë shumë dilema për ndeshjen e dytë. Megjithatë, në Liverpul nuk dorëzohen dhe mundohen të bëjnë çdo lloj gjëje që Barcelona të dështojë të kapë finalen.
Lojtarët e ekipit spanjoll kanë mbërritur që ditën e djeshme në qytetin anglez dhe janë akomoduar në një nga hotelet e qytetit. Tifozët e Liverpulit dëshirojnë që kundërshtarët edhe gjumin mos ta bëjnë të qetë. Mbështetësit e “të kuqve” në orët e vona të natës kanë gjetur një mënyrë shumë origjinale për t’i prishur qetësinë Leo Mesit me shokë. Ata kanë plasur fishekzjarre në ambjentet e jashtme të hotelit. Edhe boritë e makinave nuk kanë pasur të ndalur.