Mashtroi për të parë Ajaksin, sulmuesit holandez i shkëputet kontrata

0

Zhordi Van de Lan është dënuar dhe i është shkëputur kontrata nga skuadra e tij, Telstar, për një arsye shumë të çuditshme. Sulmuesi holandez ka qenë lojtari më i mirë i skuadrës që militon në kategorinë e dytë dhe vetëm për faktin se ka ndjekur gjysmëfinalen mes Totenhemit dhe Ajaksit në Londër, është dënuar ashpër.

Telstar është jashtë çdo objektivi dhe ndeshjet e fundit të kampionatit i luan sa për të thënë. E për këtë arsye, Van de Lan mendoi të gënjente, duke thënë se ishte sëmurë dhe se nuk do të paraqitej në grumbullimin me skuadrën. Klubi e besoi, vetëm për të marrë vesh më vonë se futbollisti i tyre ka udhëtuar drejt Londrës për të parë Ajaksin në stadium.

Edhe pse u dënua rëndë, Van de Lan e ka pritur mirë vendimin e klubit, madje dhe ka ironizuar në rrjetet sociale, duke shkruar me shaka: “Për ndeshjen e kthimit, jam i lirë. Me gjeni një biletë, çuna!”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.