Izair Emini është larguar nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës, aty ku u shpall kampion i Maqedonisë. Me kuqezinjtë tetovarë, Emini bëri një sezon të shkëlqyer, duke luajtur 25 ndeshje dhe duke shënuar 11 gola në kampionat.
Pas dy sezonesh te Shkëndija, Emini ka ndërruar skuadër. Sot, sulmuesi 33-vjeçar është prezantuar te skuadra e Dritës në Kosovë. Ekipi synon të rikthehet te titulli kampion në IPKO Superliga dhe Emini shihet si një perforcim shumë i rëndësishëm për klubin.