Të mërkurën në mbrëmje Barcelona mposhti Interin me rezultatin 2-0, duke u ngjitur në vendin e parë të grupit në Champions. Rafinja dhe Zhordi Alba ishin autorët e golave të fitores, ndërsa Leo Mesi e pa ndeshjen nga shkallët e stadiumit.
Kapiteni u dëmtua në ndeshjen me Seviljen dhe do të qëndrojë rreth 3 javë jashtë fushave të blerta. Argjentinasi u shfaq në stadium me krahun e fashuar dhe e ndoqi ndeshjen përballë zikaltërve në shoqërinë e djalit të tij të madh, Tiagos.
Një detaj interesant është kapur gjatë zhvillimit të ndeshjes, kur djali i Leos ka qenë duke dizenjuar diçka në një letër të bardhë. As më pak e as më shumë se stemën e Juventusit…
Tiago ia ka treguar një gjë të tillë Leos siç dallohet në video dhe ky i fundit i ka thënë diçka të birit. Mesa duket 6-vjeçari Tiago ka simpati për bardhezinjtë e Torinos, Kristiano Ronaldon, ose ndonjë futbollist tjetër.