VIDEO: Supergol dhe Panenka, Skënderbeu e ka të thjeshtë me Flamurtarin

2

Skënderbeu ka marrë nëj fitore të pastër 2-0 përballë Flamurtarit në Korçë, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme. Kjo është fitorja e tretëe korçarëve përballë skuadrës vlonjate këtë sezon dhe duket sikur Shehi e njeh shumë mirë ish-trajnerin e tij, Ilir Daja.

Ky takim u dominua nga Skënderbeu, me të besuarit e Shehit që shënuan nga një gol për çdo pjesë. Fillimisht, Krasniqi shënon një supergol në pjesën e parë, ndërsa Muzaka me një penallti “Panenka” në pjesën e dytë, vendosi rezultatin final të sfidës.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 31
E diel, më 28 prill 2019, ora 19:00

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

SKËNDERBEU-FLAMURTARI  2-0
Krasniqi 27′, Muzaka 86′

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Pëllumbi, Abazi, Dita, Muzaka, Sibo, Bregu (Pervan 76′), Oto Xhon (Gripshi 71′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Musta, Batha, Rrapaj (Ymeraj 77′), Mustafa (Kreshpa 88′), Ribaj (Diamanti 81′), Kale, Sukaj. Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtarë: Andi Koçi, Rudin Preça, Andi Koçiaj, Klodian Shahini.

Kartonë të verdhë: Dita 46’, Radash 55′ / Batha 55′

EPISODET –

86’ – Goool Skënderbeu, shënon Muzaka. Një penallti e fituar nga  Krasniqi ekzekutohet në mënyrë të shkëlqyer nga Gjergji Muzaka, që ndëshkon Koliçin me Panenka. 2-0 për Skënderbeun ,që siguron kështu fitoren

76’ – Pas Oto Xhon, Shehi largon edhe Bregun. Në fushë aktivizohen Gripshi dhe Pervan

66’ – Kale bën mirë nga krahu i majtë dhe arrin të krosojë në qendër, duke gjetur saktë sulmuesin Ribaj, por goditja e këtij të fundit me kokë shkon jashtë

58’ – Sa pranë golit Dita, por gjuajtja e mesfushorit të Skënderbeut shkon ngjitur me shtyllën. Me fat Flamurtari

54’ – Muzaka dëmtohet dhe shtrihet në fushë, por Kale nuk e ndalon lojën. Kjo gjë acaron tepër kapitenin Radash, i cili shfryn kundër Bathës, që i kundërpërgjigjet. Ky tension mbyllet me nga një karton të verdhë për Bathën dhe Radash

46′ – Pjesa e dytë nis me një karton të verdhë, ndëshkohet Dita

45’ – Mbyllet pjesa e parë në Korçë, vendos goli i Krasniqit

36’ – Bregu tenton të shënojë me kokë, por tentativa e tij ndalet nga Koliçi

35’ – Flamurtari kërkon të përgjigjet, por tentativa e sulmuesit Sukaj shkon larg kuadratit

27’ – Goool Skënderbeu, shënon Krasniqi. Sulmuesi i “Ujqërve” bën gjithçka vetë dhe shënon një supergol nga jashtë zone, duke mposhtur portierin Koliçi. Skënderbeu në avantazh

18’ – Dejvi Bregu dhe Leonit Abazi kombinojnë mirë nga krahu i majtë. Mbrojtësi merr zonën dhe gjuan me të majtën, por ndalet nga Koliçi. Këndore

10’ – Fillim i vrullshëm i sfidës, të dyja skuadrat luajnë hapur dhe me ritëm. Megjithatë, rastet e pastra mungojnë

1’ – Fillon takimi në stadiumin “Skënderbeu”

You might also like
2 Comments
  1. KLOSS says

    KY -PO–KY ESHTE SKENDERBEU I VERTETE DHE SPEKTAKOLAR–DOMINUES NE CDO DREJTIM -I SAKTE NE MBROJTJE -I SHPEJTE DHE PRECIZ NE SULM –KY SKENDERBE JEP 1000-PER MIJE -FUNKSIONON SI NJE SKUADER KOMPAKTE -E RRJEDHSHME NE SULM DHE E SAKTE NE MBROJTJE .ME LOJEN E SOTME SHPREHEMI ME BINDJE SE JEMI ENDE KAMPIONET NE FUQI-DHE ASKUSH NUK MUND TE NA MPOSHTE..URIMET ME TE MIRA EKIPT KAMPION TE SKENDERBEUT–…ME TIRANEN EDHE NJE -T-4-S-3 DO TE ISHTE SUPERKENAQSI PER TIFOZERINE FANTASTIKE KORCARE-..–GOLAT FANTASTIKE TE LOJTARVE HERONJ TE SKENDERBEUT- TREGOJNE SE EKIP MUND TI SHENOJE KUJTDO-…

  2. KLOSS says

    –KRASNIQI –MUZAKA -SUPER —10— YJESH- –PER SUPERGOLAT E TYRE FANTASTIKE -GOLA VERTET EUROPJANE–SKENDERBEU –SUPER-SUPER—10—- YJESH —NE KETE TAKIM SUPERFANTASTIK PER TE. URIMET ME TE PERZEMERTA PER KETE EKIP KAMPION-…

Leave A Reply

Your email address will not be published.