Dueli midis Juventusit dhe Interit nuk nxori asnjë fitues. 1-1 përfundoi ndeshja miqësore, që nuk mund të jetë kurrë e tillë.
Shifrat u zhbllokuan nga Matijs De Ligt, i cili shënoi gabimisht në portën e tij. Ishte minuta e dhjetë dhe mbrojtësi holandez nuk largoi saktë një top të ardhur nga goditja e këndit.
Pjesa e parë foli më shumë për Interin. Djemtë e Kontes treguan qartësi dhe dëshirë për të bërë mirë. Bardhezinjtë reaguan në pjesën e dytë. Topin vazhduan ta qarkullonin më shumë zikaltrit, por Juventusi gjeti golin.
Kristiano Ronaldo ishte me fat në një goditje dënimi në mesin e pjesës së dytë. Portugezi goditi fort, topi u devijua nga muri dhe përfundoi në rrjetë.
Ndeshja nuk dhuroi më gola dhe ekipet u përgatiten për goditjet e penalltive. Xhixhi Bufon tregoi mjeshtrin e tij, duke pritur 3 penallti (Ranokia, Longos dhe Borja Valero). Kanselo, Ronaldo, Emre Çan dhe Demiral u treguan të saktë (Rabiot goditi jashtë, ndërsa Bernardeski traversën) dhe Juventusi u shpall fitues i kësaj miqësoreje.
The greatest of all time BUFFON pic.twitter.com/2M8IMVnvQT
— Yousef’ (@BuffonYR) July 24, 2019