VIDEO | Sulmuesi kthehet në fiksim, Partizani tenton një “gjigant”

Ide Kulibali, kështu quhet sulmuesi që lakohet si opsion për sulmin e Partizanit. Futbollisti nga Guinea Bisau një vit më pranë ishte shumë pranë Kukësit, që më pas mori Amido Balde. I gjatë 204 centimetra, aktualisht po luan me Boavista B dhe ka arritur të realizojë 6 gola në 10 ndeshje.

Kulmi i karrierës së 25-vjeçarit është kalimi te Boavista, klub në të cilin ka luajtur 5 ndeshje si zëvendësues në elitën e futbollit portugez. Sipas saj që raporton RTSH Sport, Partizani i ka nisur bisedimet me sulmuesin.

E shkuara e Kulibali lidhet me ekipe të ligës së tretë në Portugali dhe një transferim në Shqipëri mund të jetë një trampolinë për sulmuesin. Paraqitjen më të mirë ai e ka regjistruar në sezonin 2015-2016, kur ishte pjesë e Alkanenense dhe shënoi tetë gola.

Atëherë vendosi ta marrë Boavista, që e ka huazuar edhe në Norvegji te FK Jerv. Vjet në janari ishte Kukësi klubi që tentoi ta merrte sulmuesin nga portugezët, por pa mundur dot. Tashmë e synon Partizani dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online