VIDEO | Sulm me shishe molotov dhe tifozë të gjakosur, në Athinë nuk flitet për futboll

Takimi midis AEK dhe Ajaksit është shoqëruar me tensione të shumta midis dy tifozerive. Përleshjet e para filluan gjatë mbrëmjes së djeshme dhe vazhduan përgjatë të gjithë ditës së sotme. Por, skenat më të dhunshme nuk janë parë në rrugët e Athinës, por në tribunat e stadiumit.

Fillimisht të dyja tifozeritë po sulmonin njëra-tjetrën duke hedhur sende të fortë dhe flakadanë e tymuese, gjatë pushimit të pjesës së dytë ndodh e papritura, njëri prej tifozëve të AEK hedh një shishe molotov drejt tribunës ku ishin vendosur tifozët e Ajaksit

Fatmirësisht, shishja e mbushur me benzinë shpërthen vetëm pak metra nga tribuna dhe shmanget një tragjedi. Fotot e dhunës në stadium po bëjnë xhiron e botës. Me siguri UEFA do të japë një dënim shembullor për klubin grek, pasi skena kaq të dhunshme nuk shiheshin prej vitesh në ndeshjet e Champions League.

https://twitter.com/ultrastyle01/status/1067489890462511109

PAMJE TË RËNDA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *