VIDEO | Sterling zgjedh të festojë ndryshe, nuk i harron ish-tifozët

Mançester Siti mposhti Liverpulin pas goditjeve të penalltive dhe e nisi me trofe sezonin e ri. Finalja e Community Shield u mbyll në barazim 1-1, ndërsa penalltitë shpallën fitues ekipin e Pep Guardiolës.

Rahem Sterling, i cili zhbllokoi shifrat në minutën e 13-të, ka kryer një gjest shumë të bukur në fund të ndeshjes. Sulmuesi i Sitit ka shkuar drejt tifozëve të Liverpulit për të firmosur autografe dhe për të bërë disa ‘selfie’ me fansat e kuq.

24-vjeçari kaloi 5 vite në Liverpul përpara se të transferohej te “qytetarët”. Ai nuk i ka harruar ish-tifozët e tij, të cilëve ju ka dhuruar disa momente shumë emocionuese, duke bërë të mundur që ta harrojnë për disa çaste humbjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *