Rikthim në vendlindje, futbollisti lë Liverpulin pas 204 ndeshjesh

Qëndrimi i Simon Minjole te Liverpuli ka ardhur drejt fundit. “Gardiani” belg është kthyer prej më shumë se dy vitesh në një rezervë te skuadra e Jyrgen Klop dhe “divorci” mes palëve u bë i  pashmangshëm.

Rrugëtimi i Minjole te Liverpuli filloi në verën e vitit 2013. Për të blerë nga Sandërlendi u paguan 11 milionë paundë.  Sezoni debutues me “The Reds” shkoi mjaft mirë me skuadrën që iu afrua tmerrësisht pranë titullit kampion, vetëm për ta humbur në dy ndeshjet e fundit ndaj Mançester Siti.


Në vitet e mëpasshme, Minjole u vu në qendër të kritikave për paraqitjet e tij të dobëta. Me ardhjen e Jyrgen Klop, portieri belg humbi vendin e titullarit ndaj gjermanit Loris Karius e më pas ndaj brazilianit Alison. Në gjashtë vite te Liverpuli, Minjole u aktivizua në 204 takime.

Vendin e Minjole si portieri i dytë i Liverpulit pritet ta zërë talenti irlandez Kuivin Kelleher. 20-vjeçari ka marrë shpesh komplimente nga Klop dhe tani do shpërblehet me një gradim të rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online