VIDEO | Spektakël në Kategorinë e Parë, Hoxhaj befason me një “silurë”

Edhe pse vëmendja është më e madhe për Kategorinë Superiore edhe në ligat më të ulëta luhet futboll dhe kemi mundësinë për të parë gola spektakolare. Goli i javës mund të thuhet se vjen nga Kategoria e Parë, saktësisht në ndeshjen Elbasani–Apolonia.

Nertil Hoxhaj ka shënuar golin e dytë të ndeshjes, në suksesin 0-2 të ekipit të tij, ndaj skuadrës fierake. 21-vjeçari ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke e befasuar portierin vendas.

Ndonëse një mbrojtës, Hoxhaj ka treguar se ka nuhatje për portën dhe e ndihmon jo pak skuadrën në repartin ofensiv. Fieraku realizoi një gol mjaft të bukur në qytetin e tij të lindjes, por duhet thënë që në të shkuarën ka luajtur edhe me Partizanin, Flamurtarin e Bylisin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *