Nga CR7 tek e ardhmja, Kin: Kam idhull Balotelin, më këshillon gjithmonë

Moize Kin është një nga talentët më të mëdhenj të Juventusit. 18-vjeçari me origjinë nga Bregu i Fildishtë, i cili është pjesë e Italisë U21, ka folur për “RMC Sport”, duke zbuluar dhe idhullin e tij. Sulmuesi thur elozhe dhe për Kristiano Ronaldon, ndërsa të ardhmen ia lë në dorë drejtuesve të klubit.

Baloteli ka qenë idhulli im, por vetëm për mënyrën sesi luante. Mario është një djalë i mirë dhe më jep gjithmonë këshilla, sepse nuk dëshiron që unë të përjetoj atë që ka kaluar vetë. CR7? Më parë e shihja vetëm në ‘play-station’. Më ka bërë shumë mirë fakti që luaj përkrah tij, po mësoj shumë gjëra nga Kristiano si dhe nga kampionët e tjerë të Juventusit”, tregon Moize Kin.

Moize Kin në një ndeshje me Italinë U21

Italo-afrikani flet dhe për të ardhmen, duke treguar se nuk ka asnjë vendim për momentin. Trajneri Alegri nuk dëshiron një largim, më saktë huazim të lojtarit, por agjenti i tij kërkon një sistemi për të, pasi Kin ka nevojë për minuta.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk e di, kështu që nuk mund të them asgjë. Do të vendosë klubi për këtë gjë, drejtuesit do të bëjnë vlerësimin e duhur dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundon sulmuesi i talentuar i bardhezinjve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online