VIDEO | Sopoti në sulm për vendin e dytë, sherr masiv në Sarandë

Janë luajtur ditën e sotme katër takime të Kategorisë së Dytë. Në Grupin A, Kukësi B ka pësuar humbjen e dhjetë radhazi në takimin ndaj Adës së Velipojës, ku u mund me rezultatin 3 – 2. Ndeshje tjetër e këtij grupi midis Sopotit dhe Klosit është mbyllur me fitoren 3 – 1 të ekipit librazhdas që synon të kapë vendin e dytë.

Zhvendosemi në Grupin B, ku në takimin e zhvilluar në Sarandë midis Butrintit dhe Tepelenës ka pasur momente tensioni. Një karton i kuq për një goditje në grusht ka sjellë që të mos flitej më për futboll. Pamjet e siguruara nga “A2CNN”, tregojnë momentin e konfliktit midis futbollistëve të të dyja skuadrave. Gjithsesi më pas situata u qetësua dhe ndeshja përfundoi me fitoren 2 – 1 të ekipit sarandjot.

 

 

KATEGORIA E DYTË- JAVA 24

E shtunë, më 4 maj 2019, ora 17:00

Grupi A

Kukësi B-Ada 2-3

Shënues: Domi 3’, Peposhi 25’ / Përndrecaj 16’, Koçeku 60’, Gokaj 63’ 

Sopoti-Klosi 3-1

Shënues: Çota 19’, Toçka 62’, Vreto 72’ / Pengili 86’

Grupi B

Përmeti-Gramozi 3-1

Shënues: Merto 11’, Lamaj 22’, 29’ / Gjoni 57’

Butrinti-Tepelena 2-1

Shënues: Dhrami 13’ (pen.), Llojaj 86’/ Kalemi 26’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online