VIDEO | Skënderbeu për faqe të zezë, Kastrioti në piedestal

Skënderbeu ka harruar se çdo të thotë fitore! Kampionët janë mundur për të gjashtën ndeshje radhazi në kampionat, këtë herë nga skuadra e Kastriotit, me rezultatin 2-1. Vendosin golat e Ymerajt dhe Roxher për vendasit duke zhvlerësuar rrjetën e Oto Xhon.

Ringjallet Kastriotit, që tani afrohet me skuadrat që luftojnë për mbijetesë dhe Kamza e Luftëtarit e ndjejnë rrezikun që i kanoset nga skuadra e Devollit. Ndonëse para ndeshjes disa nga lojtarët e Skënderbeut u sulmuan nga disa tifozë, në fushë mysafirët bënë shumë pak për të merituar diçka më shumë se rezultati përfundimtar, edhe pse në pjesën e dytë e shtuan presionin.

Pjesa e parë ishte mjaft e vakët dhe me pak raste për shënim. Kishin më shumë iniciativë vendasit që provuan të vinin më shumë në vështirësi portierin Teqja. Ndeshja mori një tjetër rrjedhë në pjesën e dytë, teksa nga një goditje dënimi erdhi edhe goli i cili vendosi fatin e takimit. Pas harkimit nga Këndi, Ymeraj i shpëtoi markimit të mbrojtjes mike dhe nga shtylla e dytë i dha devijimin e mjaftueshëm topit për të përshëndetur rrjetën. E ligjshme festa e vendasve, të cilët kanë besim te vetja se mund të ja dalin për të qëndruar në elitë, pas paraqitjeve të treguara në këto dy ndeshje të para të fazës së tretë.

Skënderbeu e rriti presionin pasi u ndëshkua dhe u shpërblye. Për t’u veçuar se ishte lëvizja e Shehit që evitoi humbjen, pasi goli i barazimit u realizua nga një lojtar që u aktivizua nga stoli. 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, harkimi i Gripshit gjeti devijimin e një prej mbrojtësve vendas, duke i krijuar më pas mundësinë Oto Xhon dhe Vangjelit që vetëm ta shtynin topin drejt rrjetës.

Në minutat e mbetura ritmi u rrit disi, por në fund ishin vendasit ata që festuan, pasi kur u duk se ndeshja po shkonte drejt barazimit, ishte Roxher që realizoi golin e fitores. Kastrioti shkon në kuotën e 16 pikëve, duke lënë vendin e fundit, por Kamza luan nesër. Skënderbeu është për faqe të zezë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 20
E shtunë, më 2 shkurt, ora 14:00
Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KASTRIOTI 2-1 SKËNDERBEU
Shënues:
Ymeraj 58′, Roxher 90+3’/ Oto Xhon 80′

SKEDA

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj, Shehu, H. Marku, Roxher (Selmani 90+3′), Bardhi, Vatnikaj (Kalaja 65′). Trajner: Bledar Devolli. Të gatshëm: Puja, T. Marku, Neziri, Pepa, Rami,.

Skënderbeu: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Taipi, Pervan (Oto Xhon 63′), Toskiç (Kurti 68′), Gripshi, Hoxhaj (Asani 68′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi. Të gatshëm: Dajsinani, Pëllumbi, Kaba, Sibo.

Kartonë të verdhë: Vatnikaj 51′, Roxher 90+5′ /Toskiç 33′

Delegat: Bujar Pregja; Vëzhgues: Sazan Velçani.
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Redvan Shaba, Klodian Shahini.

EPISODET

GOOOL | 90+2′  – Roxher bën të pabesueshmen i vetëm duke kaluar disa lojtarë të Skënderbeut dhe realizon golin e avantazhit

 

GOOL – 80′ – Pas harkimit të Gripshit, Oto Xhon tregohet vigjilent dhe shtyn drejt rrjetës një top të devijuar nga mbrojtja vendase.

GOOOL | 57’ – Pas harkimit nga këndi, Ymeraj nuk gabon nga brenda zone, duke shënuar golin e parë të ndeshjes.

27’ – Pervan ka tentuar nga një distancë e konsiderueshme, duke dashur që të shfrytëzoi daljen e portierit të Kastriotit, por topi ishte i gabuar dhe nuk shkoi në kuadratin e vendasve.

23′ – Ymeraj tenton nga fare pranë portës, por goditja e tij nuk është e saktë, ndonëse në një pozicion mjaft të volitshëm.

10′ – Pas harkimit nga e djathta, Pervan provon nga pranë portës, por Çekrezi largon rrezikun me këmbë.

5’ – Herald Marku provon nga një goditje dënimi, e kontrollon me vështirësi Teqja, i cili e neutralizon në dy kohë rastin e parë të rrezikshëm.

1’- NIS NDESHJA!  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *