VIDEO | Skandaloze: Tirana ndalet me Kukësin, tifozët zaptojnë fushën

Keqardhja te Tirana, keqardhje te Kukësi. Luftë e fortë sportive, por në fund në “Selman Stërmasi” askush nuk festoi. Gjithccka u mbyll 0-0 dhe ky rezultat nuk u shkon për shtat as bardhebluve, as verilindorëve. Skuadra e Memës këtë herë nuk pësoi, por sërish nuk mori më shumë se një pikë. Nga ana tjetër Kukësi u jep mundësinë rivalëve për titull të shkëputen.

Tirana e dominoi ndeshjen, por mundësinë më të mirë për të shënuar e pati Kukësi. Rexhinaldo pas gati gjysmë ore lojë u ndal nga portieri Abibi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Portieri korrigjoi vetveten, kurse Rexhinaldo i zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë shpërtheu në lot.

Një gol i anuluar në këtë takim, një rast në të cilin Tirana kërkoi penallti, ndërkohë që Doka në pjesën e dytë pati mundësinë më të mirë për të shënuar për bardheblutë. Anësori nuk shënoi, ashtu sikurse edhe asnjë prej shokëve të tij.

Barazimi nuk ëshët pritur mirë nga tifozët, që kanë hyrë në fushë dhe kanë kapur lojtarët e tyre, duke u kërkuar të heqin fanellat. Më pas ndërhynë forcat e sigurisë dhe policia, duke zbrazur stadiumin.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 12
E martë, më 6 nëntor, ora 18:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana – Kukësi 0-0

Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Daja, Karabeci, Hasani, Kobinah (Mauexhe 63′), Greca, Sentamu (Muçi 79′). (Të gatshëm: Lika, Berisha, Cake, Halili, Çelhaka, ) Trajner: Ardian Mema.

Kukësi: Frashëri, Maliki, Qaqi, Cuculi, Zguro, Ethemi, Dzaria, Shkodra (Çyrbja 91′), Shafik, Uilliam, Rexhinaldo (Shpehar 59′). (Të gatshëm: Maloku, Selimi, Krasniqi, Kalaja, Limaj). Trajner: Armando Cungu.

Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj, Laver Alla, Indrit Myrtja

Delegat: Besnik Çela; Vëzhgues: Prek Pjetrushi
Kartonë të verdhë: Abibi 32′, Karabeci 45′ / Shkodra 62′, Ethemi 65′, Uilliam 81′, 89′
Karton i kuq: Uilliam 89′ (2v)

EPISODET  

89′ – Faull i Uilliam ndaj Dokës. Braziliani proteston për faullin dhe Jorgji i tregon të verdhin e dytë. Kukësi me një lojtar më pak.

87′ – Shafik Tigruxha kroson fort në zonë nga një goditje dënimi, Abibi ndërhyn dhe largon rrezikun nga zona bardheblu.

85′ – Doka provon me një goditje të fortë nga jashtë zone, portieri Frashëri ka kontrolluar pa probleme topin e gjuajtur nga anësori i bardhebluve.

79′ – Muçi zbret në fushë për Tiranën. Sulmuesi 17-vjeçar ka zëvendësuar Junus Sentamu.

73′ – Rexhinaldo vijon të qajë edhe në stolin e rezervave. Humbja e penalltisë është përjetuar keq nga sulmuesi mozambikas i Kukësit.

64′ – Sentamu përfundon i shtrirë në zonë, Jorgji nuk akordon penallti. Pretendime të Tiranës, që duhet t’i gëzohet faullit të fituar më tutje nga Greca.

58′ – Rexhinaldo u zëvendësua me Shpehar. Sulmuesi doli me lot në sy, trajneri Cungu e përqafon.

57′ – Doka përparon në zonë dhe godet fort. Topi shkon ngjitur me shtyllën pingule. Rast i artë për gol. Mbrojtësi i djathtë mund të shërbente për Hasanin, i cili ishte i lirë.

56′ – Shafik Tigruxha tenton të befasojë me një goditje nga distanca. Mesfushori gjuan fort, por topi shkon larg kuadratit.

53’ – Rivenie anësore për Kukësin, Frashëri mendon se është fundore dhe e merr topin për ta nisur. Por ai sheh që kishte nisur aksioni. Episod i çuditshëm.

50′ – Goditje këndi për Kukësin, krosi i hedhur në zonë shkon te Qaqi pas një devijimi. Qendërmbrojtësi godet me kokë, por topi nuk ka drejtimine duhur dhe përfundon jashtë.

46′ – Asnjë ndryshim i bërë nga trajnerët Armando Cungu dhe Ardian Mema. U besohet atyre që e nisën takimin nga minuta e parë.

ABIBI PËR SUPERSPORT: “Ishte penallti. Gabova vetë dhe e shleva. Nuk ishte karton i kuq. Pritja e 11-metërshit, e kishit studiuar Rexhinaldon? Pak intuitë, pak shans. Kampionati shqiptar ky është, e shohim të gjithë”.

43′ – Gol i anuluar për Tiranën. Daja hodhi një top pas shpinës së mbrojtjes së Kukësit, Sentamu kontrolli topin dhe shënoi. Pozicion jashtë loje.

32′ – Rexhinaldo ndalet në menyrë të gabuar nga Abibi dhe penallti. Portieri arriti ta priste dhe të shlyente gabimin.

21′ – Erjon Hoxhallari nga një distancë e largët gjuan me të majtën dhe topin ndalet në shtyllën pingule të portës së mbrojtur nga portieri Frashëri

16′ – Kobinah provon nga distanca, portieri Frashëri reagon në kohë dhe e devijon topin në këndore.

14′ – Vertikalizim për Rexhinaldon, por topi i dhënë për sulmuesin është më i fortë seç duhet. Portieri Abibi tregohet më i shpejtë dhe kotrollon topin.

-Minutat e para të takimit kontrollohen nga Tirana, që sheh më shumë nga porta e Kukësit.Gjithsesi nuk ka raste të rrezikshme në 10 minutat e para të ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online