Aktualisht, po zhvillohet derbi midis Birmingamit dhe Aston Vilës, e cila është një sfidë mjaft e luftuar. Ndeshja ka nisur me një skandal të vërtetë, teksa një nga tifozët vendas ka hyrë në fushë dhe ka goditur yllin e Aston Vilës, pikërisht Xhek Grilish.
Lojtarët e ekipit mik kanë reaguar menjëherë, teksa kanë tentuar ta godasin tifozin, i cili u kap nga sigurimi. Gjithsesi, Grilish u çua dhe ndeshja vijoi normalisht, pavarësisht skandalit të ndodhur, që pritet të vëzhgohet me imtësi nga federata angleze.
BIRMINGHAM FAN ATTACKS JACK GREALISH?????https://t.co/PV0jDBxXWZ pic.twitter.com/SZX6XGw668
— Kian Malhi (@Kianmalhi11) March 10, 2019