Mançester Siti ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Shalkes. Skuadra e Pep Guardiolës nuk u kursye aspak duke shënuar plot shtatë golave ndaj vizitorëve nga Gjermania dhe duke mos lejuar asnjë gol në portën e tyre.
Aguero nisi serinë e golave me një penallti, ndërsa më pas shënoi golin e dopietës. Sane i shënoi skuadrës së tij duke e çuar në 3 – 0 rezultatin e pjesës së parë, ndërsa në fraksioni e dytë të ndeshjes shënuan, Stërling, Bernardo Silva, Foden dhe Gabriel Zhezuz.
Mançester Siti 7 – 0 Shalke
Shënues: Aguero 35’ (pen), 38’, Sane 43’, Stërling 56’, B.Silva 71’, Foden 78’, Zhesus 84’