VIDEO | Fitore pa lojë, Shqipëria nuk buzëqesh dot!

Vendos Bekim Balaj në “Elbasan Arena”, duke shënuar golin e vetëm në fitoren e Shqipërisë 1-0 ndaj Uëllsit. Kuqezinjtë edhe pse arrijnë një sukses, nuk mund të thuhet se bindën me lojën e tyre, kjo për faktin se në fraksionin e parë nuk bën asgjë në fushën e lojës.

Pjesa e parë ishte mjaft e vakët dhe ngjante me ndeshjen e pak ditëve më parë. Kuqezinjtë nuk kishin si ta harronin humbjen me Skocinë dhe ishin mjaft të ngurtë, aq sa në 45 minuta e para nuk bënë asnjë goditje në kuadrat.

Më kërkues miqtë, të cilët disa herë provuan që të rrezikonin, por sa për meritë të Berishës aq edhe mungesë të saktësisë porta e kuqezinjve mbeti e paprekur. Për t’u veçuar se në pjesën e parë kishte momente kur tifozeria mike ishte më e zhurmshme se mbështetësit tanë, aq sa mund të krijohej iluzioni sikur po luanim në transfertë. Një rast i rrallë.

Pjesa e dytë nisi disi më mirë, me të besuarit e Panuçit që kishin më shumë besim dhe iniciativë. U shpërblyen kuqezinjtë me një dhuratë të gjyqtarit pak pasi ishte mbushur çerek ore lojë nga pjesa e dytë, me Xhakën që u rrëzua brenda zonës, duke fituar një 11-metërsh. Balaj nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Shkodrani nuk shënonte me Kombëtaren saktësisht më 28 mars 2017 në ndeshjen miqësore me Bosnjën, po në Elbasan Arena.

Gigs hodhi në fushë “artilerinë e rëndë” me Rasmej e Bjel që nisën që ushtronin presion në mbrojtjen e Shqipërisë, por pa mundur që të thyejnë Berishën. Edhe pse pjesa e dytë ishte më e mirë për Shqipërinë, sërish një fitore e vakët dhe që nuk ka ndonjë vlerë të madhe, edhe pse vjen ndaj një kundërshtari të fortë.

Humbja me Skocinë është e rëndë dhe nuk mund të harrohet lehtë. Edhe pse skuadra arrin suksesin, vështirë se do të ketë një vendim “prapaktheu” për Panuçin, i cili duket se i ka marrë valixhet dhe në ditë e ardhshme pritet zyrtarizimi i “divorcit”.

Miqësores, 20:00, “Elbasan Arena”
Shqipëri 1- 0 Uells
Shënues:
 Balaj 68′

GOLI

68’ – Uilson ndal në mënyrë të parregullt Xhakën dhe gjyqtari akordon 11-metërsh. Bekim Balaj merr përsipër ekzekutimin dhe nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë duke kaluar kuqezinjtë në avantazh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online