I theu hundën shokut të skuadrës, Karrasko i kthen buzëqeshjen me…10.000€

Në 28 maj të 2016-ës, lojtarët e Atletiko Madrid  dolën kokulur nga fusha e “San Siro”-s, teksa humbën me 11-metërsh finalen e Champions-it ndaj “fqinjëve” të Real Madrid. Lojtari më i mirë në fushë në ekipin e Diego Simeones në atë ndeshje ishte belgu Janik Ferreira Karrasko, asokohe vetëm 22-vjeç.

Dy vite e gjysmë nga ajo ndeshje karriera e Karraskos ka marrë një rrugë që shumë pak vetë do ta mendonin. Belgu u transferua në Kinë te skuadra e Dalian Jifang. “Vendosa të vij në kampionatin kinez, pasi rashë në dashuri me infrastrukturën në vendin tuaj”, ishin fjalët e para të belgut në prezantimin e tij. Sigurisht, arsyeja e vërtetë ishte rroga prej 12 milionë eurosh në sezon.

Së fundmi Karrasko është bërë protagonisti i një sherri me një koleg të skuadra e Dalian Jifangut, ku ky i fundit mbeti me hundë të thyer nga. Në një intervistë me një mediet vendase, 25-vjeçari i kërkoi falje kolegut dhe shpjegoi se i kishte dhënë 10.000 euro si kompensim për shpenzimet mjekësore. Mediet kineze aludojnë se ky gjest bamirës i lojtarit erdhi për të evituar përplasjen në dyert e gjykatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online