VIDEO | Shpërthen Avdijaj, dopietë brenda tre minutash

0

Donis Avdijaj u transferua te ekipi i Vilem II duke u rikthyer në kampionatin holandez. Ekipi i tij po përballet me Herakles dhe lojtari, i cili mbushi 22 vjeç një ditë më parë, ka shënuar dy gola. Vilem II mbylli pjesën e parë me rezultatin 3-0 dhe sulmuesi i Kosovës ka shënuar dy golat e para të ndeshjes.

Avdijaj zhbllokoi rezultatin në minutën e 26’ me një goditje shumë të bukur nga krahu i majtë, ndërsa vetëm tre minuta më pas, ai shënoi sërish duke dyfishuar rezultatin.

Avdijaj u aktivizua me ekipin e Rodës në sezonin e kaluar, ku shënoi tre gola në 11 ndeshje, ndërsa sezoni aktual ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për të dhe Vilem II është pranë fitores së dytë rresht në kampionat.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.