VIDEO | Shpërdorimi i vitit, në Angli nuk i besojnë syve

0

Aston Vila është një ndër ekipet më historikë në Angli, por prej vitesh luajnë në Championship, pa mundur të rikthehen në Premier Ligë. Ditën e sotme skuadra nga “Villa Park” udhëtonte në transfertë ndaj Prestonit, ku nuk arriti të merrte më shumë se një barazim 1-1.

Fillimisht ishin miqtë, që kaluan në avantazh me anë të Abraham dhe e mbyllën pjesën e parë në avantazh. Gjithsesi, Preston arriti të reagonte në pjesën e dytë duke barazuar, falë një autogoli. Pas barazimit të vendasve, Aston Vila e shtoi presionin në kërkim të fitores dhe rastet ishin të shumtë, ku një prej tyre ishte i pafalshëm për t’u humbur.

Ishte Birkir Bjarnason, i cili në mënyrë të pabesueshme, disa minuta përpara fundit, i vetëm me portën e boshatisur goditi jashtë, duke lënë të shtangur të gjithë shokët e skuadrës. Një rast i humbur me vlerë tri pikë, u hodh tej nga islandezi, teksa Aston Vila tashmë është në vendin e 9-të.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.