VIDEO | “Show” në konferencë për shtyp: Alo, jam Unai Emeri!

Një moment i veçantë ka ndodhur gjatë konferencës për shtyp të trajnerit të Arsenalit, Unai Emeri, i cili ka qenë duke folur para ndeshjes që ekipi i tij do të zhvillojë me Kardifin. Në një moment ka rënë zilja e një prej celularëve të gazetarëve të pranishëm dhe Emeri, mbasi ka marrë leje, ka vendosur t’i përgjigjej thirrjes.

Mirëmëngjesi, në fakt, mirëdita. Jam Unai Emeri, si jeni mirë? Ne po punojmë”. Në anën tjetër ishte gazetari i “Daily Mail”, Xhon Spencer, i cili nuk e ka besuar që po komunikonte me trajnerin e Arsenalit. Duke kujtuar që dikush po tallej me të, ai ka mbyllur telefonin.

Momente ilariteti në sallë me gazetarët e pranishëm që kanë shpërthyer në të qeshura gjatë këtij episodi. Spencer, i cili ka menduar që po komunikonte me mikun e tij gazetar, është bindur që po fliste me trajnerin spanjoll, kur klubi i Arsenalit publikoi videon në rrjetet sociale.

“Rregulli numër 1: Gjithmonë vendoseni telefonin në ‘aeroplane mode’, kur jeni të pranishëm në një konferencë për shtyp”, ishte komenti pikant i klubit të Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online