VIDEO | Rashica magjik në limite, Volsfburg befason Leverkuzenin

0

Mbyllen pesë ndeshjet e javës së dytë të Bundesligës. Volfsburgu konfirmon nisjen e mirë duke fituar në transfertë përballë Leverkuzenit me rezultatin 1-3. Vendasit kaluan në avantazh me anë të xhamajkanit Beili në minutën e 24’. Anësori ofensiv shënoi një gol të bukur nga jashtë zone, ndërsa miqtë barazuan 12-të minutash.

Portieri i “Aspirinave”, austriaku Okzan në përpjekje për të pritur topin e goditur e devijoi atë në portën e tij. Volfsburgu shënoi dhe dy gola të tjerë në fillimin e pjesës së dytë. Vergost kaloi miqtë në avantazh në minutën e 55’ me anë të një goditje të bukur me kokë, ndërsa Stefen vulosi fitoren e djemve të Labadias pesë minuta më vonë me anë të një kundërsulmi të shpejtë.

Hofenhejm arriti një fitore të vështirë duke përmbysur rezultatin përballë Freiburgut. Heinc kaloi miqtë në avantazh në minutën e 36-të. Mbrojtësi shfrytëzoi një top të mbetur në zonë gjatë një goditje dënimi dhe tundi rrjetën e Hofenhajmit. Vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe hungarezi Szalai shënoi një dopjetë. Ai barazoi rezultatin në minutën e 55-të mbas një mosmarrëveshje të portierit mik me mbrojtësit e tij, ndërsa 13 minuta më vonë, sulmuesi 30-vjeçar shfrytëzoi një pasim të bukur të Shulc duke kaluar Hofenhejmin në avantazh. Kroati Kramariç mbylli llogaritë e ndeshjes me golin e tretë të shënuar në minutat shtesë.

Milot Rashica ishte heroi i Verder Bremen, që arriti të mposhtë Ajntrahtin e Frankfurtit  edhe pse vendasit mbeten me 10 lojtarë në minutën e 32-të. Holandezi Uilems goditi Gebre Selasien me grusht dhe arbitri e ndëshkoi me të kuqe. Osako kaloi Verderin në avantazh në pjesën e parë, por Ajntrahti fitoi një penallti, që u kthye në gol nga francezi Haler.

Shtatë minuta lojë dhe për Milot Rashicën, i cili zëvendësoi Bargfrdeen në minutën e 83-të. Lojtari nga Kosova shënoi një eurogol në minutën e 96-të me anë të një goditje dënimi, duke i dhënë tre pikë të arta ekipit të tij.

Nurenbergu mori pikën e parë mbas rikthimit në Bundesligë. Mateta kaloi Maincin në avantazh me një goditje me kokë, ndërsa vendasit barazuan në pjesën e dytë. Suedezi Ishak shënoi një gol shumë të bukur duke shmangur humbjen e Nurenbergut.

Barazim 1-1 dhe në ndeshjen midis Augsburg dhe Gladbah. Gregoriç kaloi vendasit në avantazh me një gol shumë të bukur, ndërsa blerja e re e Gladabahut, Plea, i cili erdhi nga stoli, shënoi golin e barazimit nëpërmjet një goditje me kokë.

Augsburg-Gladbah 1-1
(Gregoriç 12’/Plea 68’)
Bajer Leverkuzen-Volfsburg 1-3
(Beili 24’/Okzan (aut) 36’, Vergost 55’, Stefen 60’)
Ajntraht Frankfurt-Verder Bremen 1-2
(Haler (p) 49’/Osako 21’, Rashica 96′)
Hofenhajm-Freiburg 3-1
(Szalai 53’,63’, Kramariç 95’/Heinc 36’)
Nurenberg-Mainc 1-1
(Ishak 48’/Mateta 25’)

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.