VIDEO | Shkatërrim total, Higuain e nis me turp në Premier Ligë

Debutimi i Gonzalo Higuain në kampionatin anglez, nuk rezultoi sipas pritshmërive të tifozëve të Çelsit dhe vetë trajnerit Mauricio Sarri, i cili bëri çmos për ta sjellë në Londër argjentinasin. Skuadra londineze pësoi një humbje të thellë me rezultatin 4 – 0 në transfertë ndaj Bornmuthit.

Që në minutat e para të takimit, Çelsi mori kontrollin e topit, por pa mundur të çajë mbrojtjen e vendasve, të cilët ishin rreshtuar me të gjitha forcat  mbrapa, në mënyrë që të përdornin kundërsulmin e tyre “vrastar”.

Norvegjezi King zhbllokoi takimin në fillim të pjesës së dytë, ndërsa talenti uellsian Bruks dyfishoi shifrat. Sarri heq Higuain nga fusha e lojës, por pa sukses, nata e sotme ishte e tëra për Bormuthin që gjen dhe golin e tretë, përsëri me Xhoshua King dhe të katërtin me anë të Daniels.

 

Bornmuth 4 – 0 Çelsi
Shënues: King 47’ 74’, Bruks 63’ Daniels 95’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *