VIDEO | Shabani tund rrjetën e Ajaksit, Hajrizi triumfon ndaj Juventusit

 

Meritan Shabani shënoi golin e parë për Bajernin e Mynihut në fitoren ndaj 2 – 1 në transfertën ndaj ekipit U19 të Ajaksit. Mesfushori me origjinë shqiptare tundi rrjetën e holandezëve në minutën 24-të dhe luajti për 90 minuta në fitoren e të tijve.

Fatkeqësisht, ekipi U19 i bavarezëve ka përfunduar i treti në grupin e tij edhe pse ndante të njëjtin numër pikësh me dy ekipet e kreut (11)  për shkak të golevarazhit më të dobët. Rrugëtimi i Shabanit mbaron këtu, ndërsa në fazën tjetër të “UEFA Youth League” janë kualifkuar Ajaks dhe Benfika.      

 

Jang Bojs U19 ka fituar me rezultatin 4 – 2 ndaj homologëve të Juventusit. Mbrojtësi i shpresave të Kosovës, Kreshnik Hajrizi, luajti për 90 minuta në këtë takim ku mbajti shiritin e kapitenit për skuadrën zvicerane, ashtu siç ka bërë dhe në ndeshjet e mëparshme të “UEFA Youth League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *