Krasniqi “provokon”: Partizani? Nuk është ndeshje e veçantë

Gëzim Krasniqi, mbrojtësi i Kukësit, nuk ka asnjë emocion para ndeshjes me Partizanin. “Të jem i sinqertë, e pres si ndeshjet e tjera. Nuk ka diçka të veçantë, jam thjesht një ‘ish’. Çdo ndeshje vlen tre pikë, shkojmë për të fituar”, u shpreh fillimisht kavajasi i verilindorëve.

Titulli kampion është objektivi i Kukësit. I pyetur nëse i vjen keq që nuk e ka fituar me Partizani, Krasniqi shton: “Tani luftoj me Kukësin për të fituar titullin. Më parë e kam provuar me Partizanin”. Kukësi ka fituar tre ndeshjet e fundit në kampionat, ndërkohë që Krasniqi analizon periudhën e mirë të skuadrës së drejtuar nga Armando Cungu.

“Pas çdo vështirësie, vjen mirësia. Kemi punuar mirë, jemi përshtatur më mirë me skemën e re dhe i kemi marrë maksimumin çdo ndeshjeje”, u shpreh Krasniqi në “RTSH Sport”. Në fund një koment edhe për faktin se ndeshja Partizani-Kukësi luhet pa tifozë.

“Me thënë të vërtetën do ishte mirë të ishte me tifozë. Me ta do ishte një ndeshje më e ngrohtë. Duket si bosh të luash pa ta, në ndeshjen që konsiderohet e javës”, u shpreh Krasniqi, i cili janarin e shkuar u largua nga Partizani dhe ndarja nuk ishte e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online