Eksperienca në SHBA, Skënderbeu dhe Tirana: flet Afrim Taku

0

Afrim Taku është pjesë e Tamba Bej në Amerikë dhe po e shijon këtë eksperiencë. Lojtarit polivalent ju plotësua dëshira të luante futboll në “tokën e premtuar”, ku jeton edhe bashkëshortja e tij. “Me Skënderbeun ishte eksperiencë ndryshe, pasi luajtëm në grupet e Europa League. Kampionatin e fituam thuajse në që dhjetor. Lëvizjen në Amerikë e kisha kërkuar me kohë, pasi atje jeton edhe bashkëshortja ime. U bënë gjithë gjërat bashkë”, thotë fillimisht Taku për Supersport.

Taku tregon edhe detaje të tjera: “Luaj në USL në Florida, jam i kënaqur me ekipin dhe klimën atje. Kemi bërë kampionat të mirë. Atje jam aktivizuar si mesfushor i djathtë. Luaja me skemën 3-5-2, çka do të thotë se luaj si mesfushor dhe si mbrojtës”.

Superiorja ndryshon me USL, ndërkohë që Taku thekson se atje luhet më hapur. “Liria është e madhe në fushë, ke hapësira dhe mund ta shijosh më shumë lojën. Në Shqipëri ka më shumë taktikë, ekipet luajnë mbyllur. Kushtet sigurisht janë më të mira”.

Në fund dy fjalë për Tiranën, skuadër për të cilën ai ka ndjenja të forta. Gjithsesi rikthimi aty, apo në Shqipëri, do duhet kohë të ndodhë. “Rikthimi te Tirana? Nga aty kam dalë dhe bëj tifo për atë klub. Rikthimit në Shqipëri asnjëherë nuk i thuhet jo, por jam i përqendruar te karriera ime në Amerikë. Shpresoj të qëndroj atje sa më gjatë”, ka përfunduar Taku.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.