VIDEO | Sevija dhe Atletiko ndahen në barazim, ajo që feston është…Barcelona

0

Sevija dhe Atletiko e Madridit janë ndarë në barazim 1-1 në kryendeshjen e javës së 18-të të La Ligës. Dy ndjekësit më të afërt të Barcelonës, i kanë dhuruar një “asist” këtyre të fundit, ku blaugranat tashmë kanë mundësi të shkëputën në pesë pikë, në rast fitoreje në transfertën e Getafes.

Ndeshja e luajtur në “Ramon Sanchez Pizuan”, u zhbllokua në minutën e 37-të, me të zakonshmin Ben Jeder, i cili çoi peshë tifozët e tij. Gjithsesi, avantazhi i vendasve, zgjati vetëm 8 minuta, pasi ishte Antuan Grizman, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke baraspeshuar gjithçka.

Pjesa e dytë, ishte mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të konkretizonte rastet e krijuara. Si përfundim, çdo gjë u mbyll në shifrat 1-1, me një barazim që kënaq vetëm Barcelonën. Gjithashtu, ky mund të jetë një rast i mirë për Realin e Madridit, për t’u afruar me ekipet e kreut.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.