Afrikani më i mirë i vitit, mungesa e mbrojtësit i befason të gjithë!

Janë shpallur dhjetë kandidatët për fituesin e çmimit të lojtarit më të mirë afrikan të vitit 2018. Ajo që bie në sy është mungesa e mbrojtësit të Napolit, Kalidu Kulibali. 27-vjeçari është një nga më të mirët për momentin në rolin e tij, ishte pjesë thelbësore e Napolit që kreu një kampionat fantastik dhe zhvilloi një Botëror më shumë se pozitiv me Senegalin.

Mungesa e tij në dhjetë më të mirë është shoqëruar nga kritika të mëdha në rrjetet sociale dhe mbetet një vendim befasues. Frenki Kesi është një tjetër mungesë, ndërsa kandidati kryesor për ta fituar këtë çmim është Mohamed Salah i Liverpulit.

Egjiptiani është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe po udhëheq Liverpulin me golat e tij vendimtarë. Salah u shpall fitues në vitin e kaluar, ndërsa rekordmenët mbeten Samuel Eto dhe Jaja Ture, të cilët janë shpallur nga 4 herë si lojtarët më të mirë afrikanë.

Lista e plotë e dhjetë lojtarëve më të mirë afrikanë

Aleks IuobiArsenal – Nigeri
Mohamed SalahLiverpul – Egjipt
Andre OnanaAjaks – Kamerun
Pierr-Emerik Abumejang Arsenal – Gabon
Anis BadriES Tunis – Tunizi
Rijad MahrezMançester Siti – Algjeri
Denis OnijangoMamelodi – Uganda
Sadio ManeLiverpul – Senegal
Medi Benatia Juventus – Marok
Valid SolimanAl Ahli – Egjipt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online