VIDEO | Sadikun e do Lugano? Sulmuesi lëshon sinjalin e parë
Armando Sadiku u dëmtua në gusht dhe bëri një ndërhyrje në gju, ndaj edhe rikthimi i tij në fushat e blerta do të vonojë. Në muajin mars sulmuesin mund ta shohim në fushë, ndërkohë që së fundmi për të interesohet edhe Lugano.
Në klubin zviceran e njohin mirë dhe vetë presidenti është shprehur qartazi: “Është i pari në listën tonë, por duhet marrë në konsideratë aspekti ekonomik dhe ai teknik”. Këto ishin pak a shumë fjalët e presidenti Renzeti.
Gepostet von Armando Sadiku am Mittwoch, 12. Dezember 2018
Së fundmi Sadiku ka postuar një video ku tregon gradualisht se dëmtimi është lënë pas dhe kapja e formës po ecën në rrugën e duhur, një sinjal ky për klubin zviceran që sulmuesi mund t;i ndihmojë në arritjen e objektivave.
Te Lugano ia dinë mirë cilësitë golashënuesit të kombëtares sonë, por sigurisht që do të duhet të bindin Levanten. Spanjollët do dëshironin ta shisnin, por në kushtet aktuale huazimi do të ishte një zgjedhje e mirë.
Gepostet von Armando Sadiku am Mittwoch, 12. Dezember 2018