Në Berat vlojnë, Sharavolli paralajmëron Besën: Ua kthejmë me të njëjtën monedhë

Në Berat nuk u del edhe aq lehtë inati i humbjes së pësuar fundjavën e kaluar në Kavajë, teksa si futbollistët ashtu edhe stafi teknik vendas kanë akuzuar skuadrën e Besës, por edhe gjykimin e këtij takimi për dhunë dhe njëanshmëri.

Përpara se të startonin përgatitjet e kësaj jave, të cilat do të jenë në funksion të transfertës së dytë radhazi në kampionat përballë Orikumit,  mesfushori i njohur dhe nga më të spikaturit tek Tomori, Genaldo Sharavolli, ai që ka realizuar edhe golin e vetëm për beratasit në transfertën e Kavajës, tregon dhe paralajmëron kavajasit.

“Jo për të justifikuar humbjen, por për të thënë një të vërtetë: Besa na ka mundur vetëm nëpërmjet një loje të ashpër, ku qëllimi i vetëm ishte fitorja me çdo kusht, dhe hera-herës ka luajtur shumw ashpëru.

“Duke qenë shumë të dhunshëm futbollistët e saj, së bashku me gjykimin tërësisht në favor të tyre, e kanë realizuar “objektivin” për fitore me çdo çmim! Mirëpo siç i thonë një shprehje të njohur “dardha e ka bishtin mbrapa”, dhe tek Besa nuk duhet të harrojnë se nuk gëzojnë asnjw lloj respekti apo mikpritje nga ana jonë kur të vijnë në fazën e tretë në Berat, ndaj dhe ne do t’u përgjigjemi me të njëjtën monedhë, çdo koment tjetër është i pavlerë”, ka pwrfunduar “mesazhin” e tij në emër të skuadrës në drejtim të kavajasve mesfushori Sharavolli. 

EDI SPAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online