Sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku u largua nga Levante për shkak të minutave të munguara dhe zgjodhi Luganon për të luajtur në pjesën e mbetur të sezonit. Problemet e shumta me dëmtimet nuk e kanë lënë sulmuesin të gjejë formën e tij më të mirë, por tashmë duket i rikthyer.
Bomberi ka startuar sfidën e sotme përballë Lucernës si titullar, madje edhe i ka shpërblyer besimin trajnerit, pasi i ka dhënë avantazhin skuadrës së tij. 26-vjeçari shënoi golin e parë në minutën e 32’ të takimit, duke kaluar në epërsi Luganon në një sfidë shumë të vështirë.
Lucerna – Lugano 0-1
Shënues: Sadiku 32’