VIDEO | Rrëzoi anësorin dhe nuk i kërkoi falje, ky lojtar është më i urryeri në Angli!

Sulmuesi i skuadrës së Uotfordit, Isak Sukses, është vënë në qendë të kritikave në rrjetet sociale, por edhe në shtypin britanik, për shkak të një episodi të ndodhur në takimin e djeshëm të “FA Cup”, midis Uotfordit dhe skuadrës amatore të Uoking, që militon në kategorinë e gjashtë të të futbollit anglez.

Në dyluftim për një top, Sukses, filloi të dilte jashtë vijës anësore të fushës dhe për t’i shpëtuar kontaktit me rreshtat e reklamave që ndodheshin fare pranë, 23-vjeçari shtyu arbitrin anësor që për rastësi u gjend pranë tij.

Arbitri më pas u rrëzua, por fatmirësisht ai nuk pësoi  ndonjë lëndim, madje u duk se e mori me humor, pasi as vetë nuk po i mbante do të qeshurat e këtij incidenti komik. Sukses, i cili ishte shkaktari i këtij incidenti, as nuk e vrau mendjen fare për t’i kërkuar të falur arbitrit, dhe kjo ka sjellë një “stuhi” kritikash në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *