Dede e Beqiri zbulojnë të përzgjedhurit, sa shumë nga kampionati ynë!

Nevil Dede dhe Elvin Beqiri kanë dalë sot para mediave dhe kanë shpallur listat për grumbullimet që do të bëjnë Shqipëria U19 dhe ajo U17. Të të rinjtë bien në sy një numër i lartë futbollistësh nga Shkëndija e Tetovës ndërkohë që ka goxha edhe lojtarë nga kampionati ynë.

Tirana ka tre përfaqësues, kurse Partizani dy. Gjithashtu ka edhe lojtarë të marrë nga Vllaznia, Flamurtari, Skënderbeu e Laçi. Pjesa tjetër vijnë nga Greqia e Italia kryesisht, por është edhe sulmuesi Armelindo Mema që është pjesë e QPR në Angli.

Shkodrani Beqiri ka zgjedhur gjithashtu të rinjtë që do jenë pjesë e Shqipërisë U17 në turneun që do të zhvillohet në Turqi. Gjysma e lojtarëve të marrë janë pjesë e klubeve të moshave në vendin tonë.

Kombëtarja U-17 do të marrë pjesë në 2019 MERCEDES BENZ AEGEAN CUP , kompeticion që organizohet nga Federata Turke e Futbollit. Në këtë kompeticion marrin pjesë 8 skuadra Kombëtare të ndara në dy grupe. Shqipëria U-17 bën pjesë në grupin B sëbashku me Spanjën, Rusinë dhe Maqedoninë. Në grupin A bën pjesë Turqia, Anglia, Azerbaxhjani dhe Moldavia. Ndeshjet zhvillohen në 14, 15 dhe 17 Janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online