Portieri i Empolit Bartlomiej Dragovski u shndërrua në një mur të padepërtueshëm në takimin e djeshëm ndaj Atalantës.
Lojtarët e skuadrës bergameske nuk po arrinin t’u besonin syve, teksa “gardiani” polak priste çdo gjuajtje të tyre. Në përfundim të 90-minutëshit, Dragovski regjistroi 17 pritje. Sipas kompanisë së statistikave “Opta”, ky ështe një rekord i ri për kampionatin italian, të paktën deri 15 vite pas, kur “Opta” filloi të operonte si kompani.
17 – @EmpoliCalcio 's Bartlomiej Dragowski has made 17 saves, Serie A record for a goalkeeper since 2004/05 (since Opta have these data). Superman. #AtalantaEmpoli
— OptaPaolo (@OptaPaolo) April 15, 2019
Video e mëposhtme është një përmbledhje e pritjeve të 21-vjeccarit, të cilin Empoli e ka huazuar nga “fqinjët” toskan të Fiorentinës.