Real Madrid ka kaluar në fazën e gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit. “Los Blancos” mposhtën në tranfertë Gironën më rezultatin 3 – 1, duke e çuar bilancin e përgjithshëm të përballjeve në 7 – 3.
Protagonisti i takimit ishte sulmuesi Karim Benzema, i cili shënoi dopietën e dytë radhazi pasi në fundjavë i bëri të njëjtin “trajtim” Espanjolit.
Në katërshen e fundit të turneut Reali i bashkohet Barcelonës, Real Betis dhe Valencias.