Real Madrid ka rigjetur sërish veten në Champions League. Kampionët në fuqi mundën Romën me rezultatin 2 – 0. Falë golave të Bejl dhe Lukas Vaskez. Sigurisht në “Olimpico” nuk kishte si të ishte e lehtë, por meritë të madhe për këtë rezultat kanë edhe disa gafë të lojtarëve të Romës. Me këtë tri-pikësh “Los Blancos” vetëm një skenar thuasje i pamundur nuk i lejon “Los Blancos” të festojnë vendin e parë të grupit.
Mançester Siti mori një barazim të vuajtur ndaj Lionit. Ekipi vendas doli dy herë në avantazh, por golat e Laporte dhe Agueros prishën festën e skuadrës së drejtuar nga Bruno Zhenesio. Në takimin tjetër të Grupit F. Shaktar Donetsk mundi me rezultatin 3 – 2 Hofenhajmin. Falë kësaj fitoreje, ukrainasit mund të sigurojnë biletën për më tej nëse mundën në ndeshjen ardhshme vizitorët e Lionit.