VIDEO | Reali e ka të lehtë me Valencian, më në fund “paqe” midis Solarit e Iskos

Reali i Madridit mundi lehtësisht Valencian me rezultatin 2 – 0 në “Santiago Bernabeu”. Skuadra vizitore nuk është më ajo e sezonit të kaluar dhe kjo duket qartë. Me këtë fitore “Los Blancos” shkojnë vetëm tri pikë larg kreut që mbahet për momentin nga Sevija.

U deshën vetëm tetë minuta që Reali të kalonte në avantazh. Danezi i Valencias, Vas, është i pafat, teksa çon drejt portës së tij një top të harkuar në zonë nga Karvahal. Reali mban presionin e lartë, por shpërdorimet para portës e mbajnë rezultatin 1 – 0 deri në minutën 83-të, kur Vazkes shënon golin e dytë për të tijtë.

 

Përveç tri pikëve te Reali mund t’i gëzohen dhe “paqes” të vendosur midis spanjollit Isko dhe trajnerit solari. Fantazisti i Realit nuk u grumbullua në ndeshjen e fundit ndaj Romës për shkak të një zënke me teknikun argjentinas. Ndeshjen e sotme Isko u fut si zëvendësues gjatë pjesës së dytë, duke i dhënë fund “hatërmbetjes” midis dy palëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online