VIDEO | Vajadolidi i Ronaldos befasohet në fund, Getafe mban gjallë ëndrrën

Spektakël në Vajadolid-Getafe. Një ndeshje jetike për të dyja ekipet u mbyll në barazim 2-2, me vendasit që rrezikojnë shumë tashmë për sa i përket mbijetesës, ndërsa Getafe mban gjallë ëndrrën e madhe Champions, ku me dhjetë lojtarë arriti të merrte një pikë në transfertë.

Fillimisht ishin miqtë që kaluan në avantazh në minutën e 14-të pas një supergoli të Arambari, i cili shënoi nga një distancë e largët.

Gjithsesi, vendasit arritën të reagonin në minutën e 30-të me anë të sulmuesit Serxhi Guardiola, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të ardhur nga e majta.

Në pjesën e dytë, ne minutën e 62-të miqtë mbetën me një lojtar më pak dhe gjashtë minuta më vonë, ishte Enes Unal, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh duke i dhënë avantazhin të tijve.

Gjithsesi, asgjë nuk ishte mbyllur, pasi Getafe edhe pse me dhjetë lojtarë ende nuk e kishte thënë fjalën e fundit. Pikërisht në minutën e gjashtë shtesë, ishte Molina, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh, duke mbyllur çdo gjë në barazim 2-2.

LA LIGA

Vajadolid 2-2 Getafe

Shënues: Guardiola 30′, Unal 68′(pen.) / Arambari 14′, Molina 90+6′(pen.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online