VIDEO | PSG fiton Superkupën me përmbysje, kryevepër e Di Marias

PSG e ka nisur me trofe sezonin e ri. Kampionët e Francës mposhtën 2-1 Rene, duke fituar Superkupën e Francës. Dueli zhvillohej në Kinën e largët dhe nisi me surpriza.

Rene e gjeti shumë shpejt golin me anë të sulmuesit Adrien Hunou. 25-vjeçari iu shkëput bukur mbrojtjes së kampionëve dhe ndëshkoi Areolën në minutën e 13-të. Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, ndërsa përmbysja ndodhi në 45 minutat e dyta.

I zakonshmi Mbape barazoi shifrat në minutën e 57-të. Ylli i PSG mori një asist nga Sarabia dhe nuk e pati të vështirë të shënonte me portën bosh.

Goli i fitores erdhi 17 minuta përpara fundit të ndeshjes. Angel Di Maria tregoi edhe njëherë mjeshtrin e tij në goditjet e dënimit. Goditje fantastike e argjentinasit, portieri i Rene në vend dhe topi në trekëndësh, duke dërguar trofeun e parë për sezonin e ri në kryeqytetin francez.

PSG-Rene
(Mbape 57’, Di Maria 73’ / Hunou 13’)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *