PSG ka menduar që për “Halloween” të bëjë një lojë interesante me lojtarët e skuadrës, por nuk e kishte menduar që një pjesë prej tyre do ta përjetonin aq shumë. Normalisht që të gjithë pak a shumë ja kemi idenë kësaj feste, që vetëm vitet e fundit ka nisur që të njihet dhe në vendin tonë.
Kampionët e Francës kanë publikuar një video në profilin e tyre zyrtar, ku shihen futbollistët që ndodheshin në një shumë me shumë kunguj, simboli i kësaj feste. Në momentin që ata preknin se çfarë ka në brendësi të kungujve përballeshin me surpriza jo shumë të këndshme, por më pas edhe trembeshin nga një person i maskuar. Kishte nga ata që e kaluan me sportivitet, por dhe nga ata që nuk e kanë përjetuar mirë dhe janë trembur për vdekje.
Kristofer Nkunku edhe pse në fillim e morri me sportivitet “provën” që kishin, u tremb jashtëzakonisht shumë kur pa që një dorë doli nga kungulli. 20-vjeçari i cili shihet si një nga talentet më të mëdhenj e përjetoi keq aq sa u largua me vrap. Një moment mjaft interesant që nuk duhet humbur.