Laçi gjen zgjidhje në shtëpi, Memelli përkohësisht trajner

Ditën e djeshme u konfirmua largimi i trajnerit Artan Mërgjyshi nga drejtimi i skuadrës së Laçit. 50-vjeçari e la skuadrën pas dy humbjeve radhazi me Teutën 3-0 dhe me Kukësin 0-1. Kurbinasit tani janë në kërkim të një timonieri të ri, por përkohësisht zgjidhja është gjetur në shtëpi.

Do të jetë Migen Memelli ai, i cili do të përgatisë skuadrën deri në emërimin e një tekniku të ri. 38-vjeçari ka qenë ndihmëstrajner deri më tani te bardhezinjtë, por për momentin do të jetë trajneri i parë. Me shumë gjasa Memelli do të jetë dhe numri një i pankinës në përballjen me Luftëtarin, megjithatë mbete për t’u parë nëse drejtuesit do të gjejnë një trajner të ri deri në fundjavë.

Takimi me bluzinjtë është programuar që të zhvillohet ditën e shtunë. Laçi deri më tani ka grumbulluar 16 pikë dhe e sheh veten në vendin e katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online