Nejmar dhe Mbape janë dy lojtarët që prej tyre në Paris presin shumë. Të dy janë lojtarët më të shtrenjtë në botë, pasi sheikët e kampionëve të Francës kanë shpenzuar 222 milionë për brazilianin dhe 180 milionë për 19-vjeçarin. Shifra të çmendura që nuk ishin dëgjuar më parë në tregun e transferimit të lojtarëve.
Edhe pse ndoshta janë në rivalitet me njëri tjetrin se kush do të shënojë më shumë apo kush do të fitojë më shumë trofe individual, bashkë shkojnë mjaft mirë jo vetëm në fushë ku janë shokë skuadre, por dhe jashtë saj. Vetë klubi i PSG-së ka publikuar një video në profilin e saj në “twitter” ku shihet se si Nejmar po i jep leksione kërcimi Mbapesë.
Sigurisht një moment komik, pasi nuk është një kërcim i zakontë, por me siguri do të jetë një mënyrë festimi në golin e radhës që ndonjëri prej tyre do të shënojë. “Profesori” Nejmar dhe “nxënësi” Mbape, mjaft të vëmendshëm në këtë leksion të dyja palët, Mbape për të mësuar se si janë lëvizjet dhe Nejmar duke e kontrolluar nëse po vepron siç duhet shoku i skuadrës apo jo.
El baile de moda que le enseña @neymarjr a @KMbappe ?
Nada mal, ¿no @Ibra_official?
? @le12emehomme pic.twitter.com/61CoQN6HgO
— Paris Saint-Germain (@PSG_espanol) November 1, 2018