VIDEO | Pogradeci i fortë, Besa ndalet mes baltës

Besa mbetet e para në grupin B të Kategorisë së Parë, por nuk e ka ruajtur diferencën me Bylisin ndjekës. Verdhezinjtë kanë barazuar 1-1 në shtëpi me Pogradecin, që gjithashtu është një ekip që renditet në vendet e sipërme të renditjes.

Për kavajasit nuk mund të niste më mirë, pasi që në minutën e tretë ishte Ndraxhi i cili shënoi golin e avantazhit për Besën. Në një fushë që nuk ofronte kushtet më të mira për lojë për shkak të reshjeve, Pogradeci u përpoq të barazonte dhe kishte iniciativën pas pësimit të golit.

Gjithsesi pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Besës. Në të 63’ Pogradeci fitoi një penallti. Shkulaku u pengua në zonë nga portieri vendas dhe Jahaj nga pika e bardhë e 11-metërisht nuk gaboi.

https://www.facebook.com/298713593799617/videos/2210355339199722/?notif_id=1543157807057622&notif_t=notify_me_page

Ky gol ishte vendimtar, pasi i dha një pikë skuadrës së Pogradecit. Besa mbetet e para dhe numëron 21 pikë të grumbulluara deri më tani, një pikë më shumë se Bylisi ndjekës. Liqenorët renditen në vendin e tretë, me 16 pikë.

Kategoria e Parë – Java 10

E diel, më 25 nëntor 2018, ora 14:00
Besa-Pogradeci 1-1
Shënues:
Ndraxhi 3’ / Jahaj 63’ (pen.)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *