VIDEO | Pogba-Marsial frymëzojnë Mançesterin, Solskjaer kap Championsin

0

Mançester Junajtid dhe Ole Gunar Solskjaer vijojnë të mahnisin. Tekniku norvegjez ka koleksionuar fitoren e 10-të në ndeshjen e tij të 11-të në drejtim të “Djajve të kuq”, teksa këta të fundit janë ngjitur në vendin e katërt, duke arritur zonën Champions, një arritje që në fundin e nëntorit dukej e pamundur.

Ditën e sotme, Junajtid ka triumfuar ndaj Fulhemit me shifrat , duke u frymëzuar nga binomi francez Pogba-Marsial. Në minutën e 14-të ishte Pogba, i cili pas një asisiti të Marsial, shënoi me një “predhë”, duke kaluar në avantazh të tijtë. Më pas, 9 minuta më vonë, ishte vetë Marsial, i cili shënoi një perlë të vërtetë, duke dribluar këdo që i doli përpara.

Në pjesën e dytë, Pogba shndërroi në gol një penallti të fituar nga Huan Mata, duke trefishuar shifrat. Tashmë, Junajtid ngjitet në vendin e katërt, me një pikë më shumë se Çelsi, i cili këtë javë luan përballë Mançester Sitit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.