Mjafton një gol, Ferronikeli kalon në gjysmëfinale

Feronikeli ka kaluar në fazën gjysmëfinale të Digitalb Kupa e Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Zekerija Ramadani ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Ferizajin. Autori i golit të vetëm të kësaj ndeshjeje ishte sulmuesi Kastriot Rexha.

Shtatlarti a shfrytëzuar një hutim të mbrojtjes kundërshtare dhe e ka dërguar topin në rrjetë. Që nga minuta e 21-të Feronikeli e pa veten në avantazh. Mbrojtësi Lladrovci ka qenë ai që ka tentuar më pas sërish golin, por pa sukses. Në fundin e pjesës së parë ka pasur protesta nga vendasit, që kërkuan penallti.

Në fraksionin e dytë të lojës Feronikeli tentoi të shënonte edhe golin e qetësisë, por s’e gjeti dot. Gjithsesi me fitoren 0-1 siguroi kalimin në gjysmëfinale. Përballjet e tjera të fazës çerekfinale do të jenë: Prishtina-Trepça 89’, Vëllaznimi-Drita dhe Kika-Ballkani. Të tre këto përballje do zhvillohen ditën e nesërme.

Digitalb Kupa e Kosovës – Faza çerekfinale
E shtunë, më 9 shkurt, ora 13:00

Ferizaj-Feronikeli 0-1
Shënues:
Rexha 21’

Ferizaj: Blakçori, M. Idrizi, Kuka, Mone, Dautaj, E. Shabani, Du. Gashi, Dr. Gashi, Hamiti. Trajner: Bylbyl Sokoli.

Feronikeli: Smakiqi, Islami, Prekazi, Lladrovci, Hoxha, Dabiqaj, Hoti, Ahmeti, Silva, Fazliu, Rexha. Trajner: Zekirija Ramadani

Gjyqtarë: G. Nuza, E. Zeqiri, F. Sekiraqa dhe B. Kasumi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online