Milani në avantazh. Është i zakonshmi Kristof Piatek, ai që ka ndëshkuar Juventusin në minutën e 40-të. Presing i djemve të Gatuzos, me Bakajokon që dhuron asist për bomberin polak. Piatek nuk gabon përballë Sheznit dhe festë në kampin kuqezi.
Pak minuta më parë u pretendua një penallti, por pas ndërhyrjes së Var u vendos që ishte këndore. Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e kuqezinjve, ndërsa ky ishte golin e 21-të në kampionat për 23-vjeçarin e kuqezinjve.